Nis takimi Osmani-Meta

25 nëntor 2021 | 16:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,  e ka pritur në takim homologun e saj shqiptar, Ilir Meta.

Meta po qëndron për vizitë dy ditore në Kosovë me ç’rast është takuar me krerë institucionesh e partish.

Fillimisht është pritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ai i Kuvendit Glauk Konjufca.

Më pas ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të porjektit “Të mësuarit në distancë në arsimin…