Bajrami: Terminalet nuk qenkan shtetëzuar, fitimi vazhdon t’u shkojë kompanive private

30 mars 2026 | 22:09

Deputetja e LDK-se,Hykmete Bajrami ka shkruar se terminalet në vend nuk janë shtetëzuar, siç është pretenduar.

Sipas saj, aktualisht fitimi kompanive private po u paguhet nga buxheti i shtetit në formë qiraje. Ajo thekson se i vetmi ndryshim është se në terminale tani punojnë punëtorë që paguhen nga shteti, ndërsa fitimi vazhdon të shkojë te kompanitë private.

Bajrami tha se këtë e konfirmoi në emisionin Debat Plus pronari i kompanisë Fitorja

Ajo shtoi se, sipas saj, për gjashtë vjet ka pasur më shumë propagandë dhe mashtrime sesa punë konkrete në të mirë të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se pret që…