
Bakija-Deva, pjesë e listës së AAK-së për deputete, ky është mesazhi i saj
Zëvendësministrja në detyrë e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva, ka bërë me dije se është pjesë e listës së AAK-së për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për deputete.
“Si Aleancë kemi dëshmuar se fokusi ynë i vetëm ishte dhe mbetet Kosova, interesi i qytetarëve dhe trajtimi i tyre në menyrë të barabartë. Gjatë qeverisjes Haradinaj, Gjakova dhe Dukagjini pas gati dy dekadave, përjetuan dorën e shtetit, vëmendjen e pushtetit qëndror, gjë e cila na kishte munguar aq shumë”, ka shkruar Burbuqe Bakija-Deva.
Postimi i plotë i saj:
Të nderuar miq, familjarë, kolegë e qytetarë,
Rrugëtimin tim politik të nisur me Liderin Ramush Haradinaj, e kam vazhduar bashkë me ju, me besimin dhe përkrahjen tuaj.
Sot jam konfirmuar kandidate për deputete në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 14 shkurt 2021.
Përcaktimi politik varet nga themelet e forta dhe bindja që krijon, kurse vazhdimësia përforcohet dhe përcaktohet me punë dhe përkushtim, gradualisht duke iu përmbajtur parimeve dhe qëllimeve për ndërtimin dhe formimin e shtetit tonë.
Si Aleancë kemi dëshmuar se fokusi ynë i vetëm ishte dhe mbetet Kosova, interesi i qytetarëve dhe trajtimi i tyre në menyrë të barabartë.
Gjatë qeverisjes Haradinaj, Gjakova dhe Dukagjini pas gati dy dekadave, përjetuan dorën e shtetit, vëmendjen e pushtetit qëndror, gjë e cila na kishte munguar aq shumë.
Në këtë situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, këto zgjedhje të parakohshme, duhet të nxjerrin udhëheqës të dëshmuar në të gjitha etapat e historisë, andaj kerkoj perkrahjen tuaj për Presidentin në ardhje Ramush Haradinaj, dhe per mua si deputete që do të përfaqësojë interesin tuaj në Parlamentin e Kosovës.
Burbuqe Bakija-Deva