Balaj: Siç e kemi fituar lirinë në vitin 1999, edhe betejën e Telekomit do ta fitojmë

15 korrik 2019 | 22:02

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka komentuar situatën nëpër të cilën po kalon Telekomi i Kosovës.

Ai është deklaruar se ashtu siç është çliruar Kosova nga Serbia në vitin 1999, ashtu do ta çlirojnë Telekomin nga krimi i organizuar.

Postimi i plotë i tij:

Pas një përpjekje titanike populli i Kosovës e fitoi lirinë në qershor të viti 1999. Vetem muaj më vonë punëtorët e PTK-së të larguar me dhunë nga puna nga Serbia, iu kthyen ambienteve të punës. Fillimi kishte plot rreziqe, por ata në fillim edhe pa pagesë fare e ringritën Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës. Për vite të tëra PTK-ja i ndihmoi buxhetit të Kosovës. Zhvillimi i PTK-së shkonte siç ishte më së miri. Por, atëherë kur ne si punëtorë u gëzuam më se shumti me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, si rrufeja prej qielli filloi të na godasë krimi i organizuar në kompaninë tonë. Që atëherë rezistuam me forma te ndryshme të kundërshtimit, si, peticione e deklarata të ndryshme. Por, të gjitha ranë në vesh të shurdhër.

Dhe ja ku kemi përfunduar. Po insistohet qe për dritë te diellit të plaçkitet ky aset i popullit dhe direkt kafshata e bukës së 3500 familjeve, po deshirohet të arrihet efekti i njëjtë si ai i vitive të 90- ta, tash jo nga Serbia por nga krimi i organizuar dhe mafia e Kosovës.

Ne jemi të vendosur dhe ju bëjmë me dije se nuk do t’ia arrini. Kush mundohet që me dredhi të tilla ta falimentojë Telekomin e Kosovës do te jetë i humbur. Në shiqim të parë ne mund edhe të dukemi të pafuqishëm, por ne jemi të bindur se drejtesia do te triumfojë, dhe se ashtu siç ishim të bashkuar në vitet e 90-ta, ashtu do të jemi edhe tani dhe ne fund do të trumfojmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Është i nxituar dhe aspak i pranueshëm vendimi i Këshillit…