Bale “harron” CR7: Në sulm jemi mirë

08 gusht 2018 | 14:41

Gareth Bale duket se për momentin ka marrë çelësat e ekipit në dorë që pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Uellsiani e vuante mungesën e protagonizmit kur portugezi ishte në ekip. Tani ai duket më i çliruar dhe ka besim të plotë.

Për “Real Madrid TV” ai është shprehur se në sulm janë të konsoliduar. “Është gjithmonë e vështirë kur vjen një trajner i ri. Ai ka idetë e tij dhe ne po përpiqemi të përmirësohemi. Mund të them se jemi mirë në sulm. Do të bëjmë atë që na kërkon ai, mezi po presim të fillojë sezoni i ri”, ka thënë Bale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë në tri raste…