Bale ka nevojë për pak kohë

29 tetor 2020 | 14:51

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho e ka lavdëruar Gareth Balen. Trajneri portugez ka thënë se uellsiani është fantastik, por që i duhet pa kohë.

“Unë mund të flas për të vetëm për periudhën që ai ka ardhur këtu tek ne. Bale është thjesht fantastik. Ka nevojë për më shumë kohë dhe ne po e bëjmë këtë gjë. Ka punuar shumë që kur ka ardhur dhe është një shembull për të gjithë. Erdhi me ne në transfertën e Burnleyt, nuk u aktivizua fare, por nuk krijoi asnjë problem. Sjellja e tij është e pabesueshme. Shumë shpejt do ta shikoni në formën e tij më të mirë, Bale po vjen”, ka thënë Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…