Bale nuk largohet nga Reali

23 korrik 2019 | 13:41

Deklaratat e radhës së trajnerit Zinedine Zidane për Gareth Bale kanë gjetur menjëherë përgjigjen e agjentit të tij.

Ai i ka habitur të gjithë duke thënë se uellsiani dhe mund të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” nëse nuk gjendet diçka që i përshtatet klubit.

“Gareth është një nga futbollistët më të mirë botë. Mund t’iu siguroj që nuk do të huazohet në një klub tjetër. Ai është lojtari i Realit dhe do të jetë kështu në vazhdim. Nëse kemi diçka që na përshtatet, gjërat mund të ndryshojnë në ditët ose javën në vazhdim. Ai mund të qëndrojë te Reali për 3 vitet në vazhdim, deri në përfundim të kontratës së tij”, ka thënë agjenti i Bales.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, nëpërmjet…