Anita, Ramushit: Gjithmonë do të jesh fitimtar

23 korrik 2019 | 13:38

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Haradinaj beson në nder dhe dinjitet.

Ajo ka thënë se konsistenca, stabiliteti, vendimmarrja dhe besimi në parime janë parimet që e identifikojnë më së miri Haradinajn.

“Sepse është hera e tretë që po mbajmë mbi supe peshën e rëndë të fatit të hidhur të Kosovës… Konsistenca dhe stabiliteti, vendimmarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjël, prandaj ti përbën rrezik për ta. Kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për ta madhështuar vetveten. Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shndërroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia”.

“Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbështetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në diçka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me të gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!”, ka shkruar Anita.

Ramush Haradinaj do të udhëtojë sot për në Hagë ku do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale. Për shkak të ftesës nga kjo gjykatë, Haradinaj javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Pas vizitës së presidentit të Francës Emmanuel Macron në Beograd…