MACRON ME KOSOVËN GODITI NË ZEMËR TË SERBISË

23 korrik 2019 | 13:28

-Pas vizitës së presidentit të Francës Emmanuel Macron në Beograd

Ismet Sylejmani

Presidenti i Francës Emmaunel Macron në vizitën e Tij më 15 korrik 2019 deklaroi në zemër të Serbisë në Beograd: “… Serbia dhe Kosova janë dy shtete fqinje…”!

18 vite pas bombardimit të NATO-s mbi Serbinë dhe caqet e saj ushtarako-policore në Kosvë, ishte për vizitë në Serbi njëri prej presidentëve të shteteve më të fuqishme të BE-së, Presidenti i Francës Emmanuel Macron!

Edhe Presidenti Macron sikur edhe të gjithë të tjerët personalitete të larta që ishin për vizita të niveleve të ndryshme në Beograd dhe gjetiu në Serbi, në një pjesë të fjalimit të Tijë në lidhje me Kosovën, mbajti qendrimin tanimë ë njohur të Francës e të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të asaj pjese vendimëmarrëse të BE-së!

Nëpër histori ka qenë i njohur qëndrimi proserb i Francës!

Dhe ky qëndrim për patriotët dhe atdhetarët shqiptarë ka qenë shqetesues, sepse ndikimi në Europë e në arenën botërore i Francës jo vetëm ka qenë i madh por në shumë raste ka qenë edhe vendimtarë!

Franca ishte vendi ku u mbajten konferenca botërore për fatin e Shqipërisë si ajo e Versajës dhe më vonë e Rambujesë!

Franca u bë vendi i madh në tokën e së cilës u vendos fati i tokave të popullit shqiptar, kufinjëve dhe të ardhmes europiane të Atdheut e Kombit tonë!

Me luftën e UÇK-së kundër Serbisë pushtuese dhe bombardimit të NATO-s kundër Serbisë dhe makinerisë luftarake të sajë në zonat e luftës në Kosovë, qëndrimi i Francës përfundidmisht ndryshoi në favor të luftës së drejtë të popullit shqiptar në ish-jugosllavi!

Franca për herë të parë, pa asnjë ekuivok doli hapur kundër Serbisë në krijimin e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran!

Ish-presidenti i Francës Sarkozy kishte bërë paraqitjen e rrallë para mediave botërore, ku shihej se si vizitoi një shkollë franceze dhe se si ju tregonte nxënësve të vegjël francez, se hartës së Europës dhe të botës po i ndryshonin kufinjtë dhe se po i shtohej shteti më i ri Kosova!

Vizita e parë e një Presidenti të Francës në Serbi pas fletëarrestit që iu kishte lëshuar nga ana e Serbisë për Presidentin Shirak, ishte ngjarje e madhe e cila nga mediat botërore u vlerësua si një hap i madh ku Serbisë iu tregua përfundimisht nga aleati i sajë më i madh i deridjeshëm, se Kosova është vend i pavaruar dhe se me të jeni shtet fqinje!

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, në Beograd ishte i qartë sa i përket faktit se Kosova është shtet fqinjë me Serbinë!

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Anglisë, Gjermanisë e Italisë, Franca përmes Presidentit Macron, në zemër të Serbisë në Beograd, e tha qartë e fuqishëm se: “… Serbia dhe Kosova janë dy shtete fqinje…”!

Qëndrimi i Emmanuel Macron, Presidentit të Francës se kohërat kanë ndryshur dhe se duhet të pranohet realiteti i ri, ishte goditja e radhës kundër klasës politike e gjakëpirëse të vazhduesve të kriminelit e gjakëpirësit Milosheviq!

Qëndrimi madhështor i Prsidentit Macron ishte mbështetje e madhe e forcave europiane dhe progresive serbe, të cilat angazhohen për njohjen e realitetit të ri se Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë më nën Serbi!

Gjaku i derdhur për liri i luftëtarëve Heronjë e Dëshmorë të Atdheut dhe lufta heroike e titanike e popullit shqiptar të Kosovës kundër Serbisë pushtuese, atë ditë nga Presidenti Macron, nga qëndrimi i tij i mbajtur, është nderuar e respektuar lartë!

Populli shqiptar i Kosovës në veçanti dhe Kombi ynë në pergjithësi, përgjithmonë i jemi mirënjohës Presidentit Macron për qëndrimin e tij të guximshëm që në zemër të Serbisë në Beograd, ti thuhet hapur Presidentit Vuqiq e nëpermjet tijë tërë Serbisë dhe popullit serb, se Kosova është shtet dhe se çdo tentativë për të dalur kundër sajë është antieuropiane dhe antihistorike, e pasuksesshme dhe e destinuar të dështojë me turp!

Jehona e fjalimit të Presidentit Emmanuel Macron, që pas përfundimit të vizitës nuk do të shkojë duke rënë, por duke u rritur, sepse edhe aleati tradicional serb Franca e deklaroi në zemër të Serbisë në Beograd se: Serbia e Kosova janë shtete evropiane dhe duam që kjo të përkthehet në realitet”.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, i zhgënjyer deklaroi se për Francën, Kosova është e pavarur, për Serbinë jo!

Pas epokës së UÇK-së, Kosova jo vetëm është në qendër të interesimit euroatlantik, por qendrimi rrethë sajë paraqet vlerën universale të fuqisë progresive të mbrojtësve të të drejtave të popujve që ishin të roberuar dhe tash janë të lirë e të pavarur!

Prishtine,23 korrik 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris Johnson, politikani që ka premtuar se do të largojë…