Boris Johnson do të jetë kryeministri i ri i Britanisë

23 korrik 2019 | 13:26

Boris Johnson, politikani që ka premtuar se do të largojë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian me apo pa marrëveshje më 31 tetor, do të zëvendësojë Theresa May-n në postin e kryeministrit, pasi ka fituar garën për të parin e Partisë Konservatore në Britani, ditën e martë.

Johnson ka fituar votat e 92,153 anëtarëve të Partisë Konservatore, në krahasim me 46,656 sa ka fituar rivali i tij, sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt,.

May do të largohet nga zyra kryeministrore ditën e mërkurën, pasi të takojë Mbretëreshën Elizabetë në Pallatin Buckingham.

Menjëherë pasi Johnson u shpall fitues erdhi edhe urimi i Theresa May-t, e cila me anë të një reagimi në llogarinë e saj në “Twitter” ka uruar Johnsonin në krye të konservatorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për grupet e…