Bale rikthehet në Tottenham

19 shtator 2020 | 20:17

Gareth Bale është kthyer edhe zyrtarisht në Tottenham pas shtatë vitesh.

Kapiteni i Wales ishte larguar shtatë vite më parë për t’ju bashkuar Real Madridit për një shifër rekord atë kohë, rreht 86 milionë funte.

31-vjeçari ka ateruar në Londër të premten pasi që ka kompletuar testet mjekësore në Madrid, me Spurs që do të paguaj 20 milionë funte për të në paga dhe në huazime.

Ai i bashkohet shokut të skuadrës Sergio Reguilon, i cili u largua nga Reali në Spur në një marrëveshje tjetër pesë vjeçare.

Bale kthehet në Tottenham pasi fitoi dy La Liga, katër Liga të Kampionëve si dhe Kupa të Mbretit gjatë kohës sa ishte në Spanjë. Ai do ta bart numrin 9 te Spurs.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania regjistroi sot numrin më të lartë ditor të rasteve…