Bale tashti kushton 30 milionë euro më lirë

23 prill 2018 | 12:28

Shumë skuadra të interesuara për ta marrë sulmuesin uellsian Gareth Bale, por asnjë nuk është afruar dhe nuk ka bërë një ofertë zyrtare për të, pasi çmimi prej 100 milionë eurosh që ka vendosur skuadra e Real Madridit ka bërë që të gjithë të zmbrapsen.

Për këtë arsye, presidenti i ekipit “merengues” Florentino Berez ka deklaruar se çmimi i Bales është ulur 30 milionë euro dhe tashmë sulmuesi 28-vjeçari kushton 70 milionë euro. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Don Balon”, sipas së cilës, kjo shumë pritet ta rritë interesin e mjaft skuadrave evropiane për sulmuesin e Realit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andres Iniesta ende nuk ka treguar se çfarë do të…