Balena befason peshkatarin (Foto)

17 maj 2019 | 11:52

Njerëzit e harrojnë shpesh se sa të vegjël janë përpara mëmës natyrë, e cila përpiqet herë pas here t’ua kujtojë.

Pikërisht këtë ka bërë kjo balenë që është fotografuar në brigjet e Kalifornisë.

Gjiri Monterej në këtë zonë është shumë i pasur me gjallesa të shumta detare, sidomos me balenat, që tërheqin plot vizitorë.


Siç e shihni, është shumë më e madhe se varka e peshkimit.


Kjo balenë peshon nga 25 deri në 30 tonë.

Pamjet fantastike janë kapur nga fotografi Daglas Kroft.


Gjiri Monterej në Kaliforni shquhet për llojet e larmishme të gjallesave detare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iker Casillas do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në…