Balena shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës

05 shtator 2025 | 16:32

Një balenë është parë në brendësi të gjirit të Vlorës gjatë ditës së sotme.

Burime për “A2 CNN” kanë bërë me dije se ajo është parë në afërsi të gadishullit të Karaburunit shumë pranë bregut, ku mund të zbarkojnë edhe privatisht pushuesit.

Kjo specie e cila është e rrallë për brigjet dhe ujërat në Vlorë, është filmuar nga pushues të cilët kryejnë udhëtime në drejtim të këtyre atraksioneve turistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores miqësores ndaj Gjibraltarit, kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi…