Bali Muharremaj publikon sondazhin për Suharekën, AAK-ja fituese absolute

16 shtator 2021 | 18:49

Kryetari i komunës së Suharekës, njëherit edhe kandidat nga AAK-ja edhe për një mandat, Bali Muharremaj, ka publikuar një hulumtim të bërë në Suharekë për performancën e qeverisjes dhe për preferencën e qytetarëve për zgjedhjet e radhës.

Hulumtimi është bërë nga UBO Consulting, një prej kompanive më kredibile në fushën e matjes së opinionit publik, ndërmjet datave 11 dhe 14 shtator. Mostra përfaqësuese përfshinë 800 të anketuar dhe është realizuar me metodën ballë për ballë me grupmoshat 18+.

Sipas këtij hulumtimi 75.5 % e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Komunës së Suharekës për katër vitet që po i lëmë pas. Biles, 48 % e tyre janë deklaruar si shumë të kënaqur me gjithçka është bërë nga qeverisja e AAK-së në këtë komunë.

Të pyetur se cilin kryetar do ta votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, 66.2% janë deklaruar për z.Bali Muharremaj, ndërsa vetëm 27.4% të respodentëve janë përcaktuar për kandidatët nga tri partitë e tjera LDK, VV dhe PDK. Vetëm 1.3% kanë refuzuar të përgjigjen, ndërsa 5.1% e respodentëve janë ende të papërcaktuar.

Muharremaj ka thënë se ky hulumtim është indikator i qartë se Aleanca është fituese absolute e zgjedhjeve të 17 tetorit në Suharekë.

Ai po ashtu ka thënë se këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit dhe seriozitetit tonë për punën e bërë.

“Tash, shohim kah projektet e katërvjeçarit të ardhshëm, në mënyrë që jo vetëm 75.5%, por të gjithë qytetarët e Suharekës të jenë të kënaqur me punën e Komunës. Pavarësisht rezultatit, qytetarët dhe përkrahësit tanë nuk do të ndjehen komod, por do të punojnë edhe më shumë, që të mobilizohemi për procesin e ri zgjedhor, duke e prezantuar vizionin e ri qeverisës para qytetarëve të Suharekës”, ka thënë Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në hetimet e deritashme, supozohet se motra  26-vjeçare ka…