Balla: Mijëra zemra do të bashkohen në Tiranë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët

15 tetor 2025 | 10:37

deputeti shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në përkrahje të protestës së 17 tetorit në Tiranë , e cila zhvillohet në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se në këtë protestë do të bashkohen mijëra zemra, duke filluar nga Kosova e në çdo cep të trojeve shqiptare.

“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare – mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri drejtësi për çlirimtarët. Liria ka emër”, ka shkruar Balla.

Protesta zhvillohet të premten në sheshin “Skënderbej”, me fillim nga ora 17:00. Pjesëmarrës në të do të jetë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim rreth vizitës…