Balla tregon se çfarë foli me Thaçin dhe Veselin në Hagë

02 dhjetor 2022 | 11:43

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka folur nga Brukseli për takimin prej 7 orësh në dhomat e paraburgimit në Hagë ku ka takuar liderët e UÇK-së.

Në një intervistë në “Euronews Albania”, ai ka thënë se të gjithë partnerët e UÇK-së, ShBA-ja, vendet e NATO-s që mbështetën dhe ndërhynë ushtarakisht në Kosovë, janë në krahun e UÇK-së.

“Kam pasur mundësinë të diskutojmë me zotin Veseli e Thaçi, sepse takimet ishin me secilin prej tyre, për shumë çështje. Thelbi është fakti që mbi ta nuk rëndon asnjë akuzë të rolit personal të secilit. Është një aktakuzë mbi komandën drejtuese të UÇK, bëhet fjalë për një sulm, baltë që hidhet”.

“Komandantët kanë folur me aktin dhe veprën e tyre gjatë luftës. Edhe nëse do ktheheshin pas do bënin të njëjtat veprime sepse nuk kanë bërë asnjë gabim te vetëm, asnjë akt të paligjshëm”, ka thënë Balla, duke shtuar se do vazhdojnë përpjekjet për rishikimin e rezolutës, për t’i cilësuar të pabazuara të gjitha pretendimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me pikëllim ka pranuar…