AGK-ja ngushëllon familjen për vdekjen e gazetarit Seremb Gjergji

02 dhjetor 2022 | 11:42

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e kolegut, gazetarit Seremb Gjergji.

“Vdekjen e Gjergjit në moshën 47-vjeçare, e kanë bërë të ditur familjarët e tij në mediet sociale. Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë, ku ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume. Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, është thënë në telegramin ngushëllues të AGK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një seance gjyqësore në Parlamentin e Senegalit ka degraduar…