Ballafaqimi total i popullit amerikan me koronavirusin

22 mars 2020 | 22:15

Shkruan: Bujar Berisha

Presidenti Trump para disa ditëve i tha popullit amerikan se “ne do ta fitojmë këtë lufte”, duke aluduar në virusin famëkeq. Fillimi ndaj kësaj lufte nga ana e administratës amerikane ishte i ngadalshëm dhe hezitues. Por me kalimin e kohës masat për ta luftuar virusin u shtuan dukshëm. U sinkronizuan veprimet nëmes të qeverive të shteteve dhe qeverisë federale.Tashmë gjithçka funksionon si “ora zvicerane”. Për dallim nga Kosova, këtu bëhet më pak politikë, ka shumë pak “heronj të kauzës” (edhe pse vendi shtrihet në mes të dy oqeaneve), dhe ekspertët shëndetësorëjanë ata të cilët i japin drejtimin zgjidhjes së problemit të koronavirusit.

Virusi nxori në sipërfaqe edhe anën negative tëekonomisë globale në rrafshin strategjik në rast krize:vendi po ballafaqohet me mungesë të artikujve elementarë mjekësorë për shkak se prodhimi i tyre bëhet kryesisht në Kinë. Janë marr masa nga qeveritë e dy niveleve që kompani të ndryshme në vend t’i rikalibrojnë makineritë e tyre për fillimin e prodhimit të këtyre artikujve.

Në rrafshin diplomatik ka filluar një luftë verbale nëmes të Uashingtonit dhe Pekinit. Shtëpia e Bardhëkërkon llogari nga “Presidenti i përjetshëm” kinez Shi Zhin Ping; pse administrata e tij nuk e ka njoftuar Uashingtonin më herët për këtë rrezik, pse nuk janëdërguar mostrat e virusit, pse është censuruar problemi, pse janë burgosur personat të cilët kanë dhënë alarmin për këtë problem, etj. Presidenti Trump shkoi aq larg duke e deklaruar virusin si “Virus kinez, dhe se “bota është duke e paguar një çmim shumë të lartë për atëçka ata bënë”. Bota tashmë nuk është njëpolar dhe shtrirja e gripit kineze shihet edhe në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo organizatëme qëllim anashkaloi faktin e pamohueshëm se burimi i virusit ishte në provincën Wuhan të Kinës. Si rezultat i këtij raporti, Kina nuk mund fajësohet nga bota për keqmenaxhimin e situatës të krijuar nga virusi.

Në disa vitet e fundit, në skenën politike amerikane u inkuadrua një lloj i socializmit dogmatik. Përfaqësuesit e këtyre bindjeve filluan në ditët e fundit që tëshfrytëzojnë krizën që ka shkaktuar virusi, duke e sulmuar presidentin Trump. Mirëpo ata u neutralizuan nga publiku dhe krahu liberal autokton i PartisëDemokratike.

Shteti i Nju Jorkut, dhe qyteti me të njëjtin emër nëkëtë moment prin me numrin e infektimeve. Deri mëtani janë regjistruar 10356 raste. Vetëm qyteti i Nju Jorkut ka 8115 raste të regjistruara, me 1450 pacientëtë shtruar në spitale dhe 370 sish të tjerë në gjendje kritike.

Brooklyn-i dhe Queen-si prijnë me nga 2400,respektivisht 2200 raste, duke u pasuar nga Manhattan-ni dhe Bronx-i. Staten Island është i fundit me 437 raste të regjistruara.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomodeklaroi se ekipet mjekësore tashmë kanë arritur që tëbëjnë më shumë teste për kokë banori sesa Kina dhe Koreja e Jugut.

Humbjet financiare të shkaktuara nga virusi janëmonumentale si në nivelin lokal, po ashtu edhe në atëfederal. Shifra e paketës $1 trilion dollar (këtu nuk përdoret termi “miliard”, por bilion dhe trilion), tashmëështë histori dhe paketa e re e ndihmës financiare po i afrohet shifrës $2 trilionë dollarë.

Shtëpia e Bardhë me Trumpin në krye shpreson se kjo krizë, edhe pse ka shkaktuar dëme monumentale, do tëzbutet në një të ardhme të afërt. Presidenti po ashtu ka urdhëruar entitetin përgjegjës që të aprovojë në kohërekorde prodhimin masiv të ilaçit Hydroxychloroquine(deri tani i përdorur për ta luftuar malarien), i cili ka treguar rezultate premtuese kundër virusit.

Paralelisht me luftimin e virusit, administrata ështëduke bërë përgatitjet që në momentin e kalimit tëkrizës, të fillojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore pasi japonezet shkatërruan Flotën Amerikane të Paqësorit në PearlHarbor të Hawaiit, stafi i gjeneralit Isoroku Yamamotoi uruan atij fitoren. Ai iu përgjigj kolegëve se fitorja u arrit por druhet se me këtë akt është “zgjuar gjiganti i fjetur”.

Edhe në rastin e tanishëm, shkatërrimet që po i bën koronavirusi thjesht është duke e rizgjuar gjigantin tëquajtur Amerikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë në emisionin Kojshia Show mysafirë ishte zëvendëskryeministri Haki…