
Ballazhi nënshkruan aneks marrëveshje me Këshillin e Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit, për mbulimin e shpenzimeve të arkivoleve
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka njoftuar se ka nënshkruar aneks marrëveshje me Këshillin e Bashkësisë Islame, për mbulimin e shpenzimeve të arkivoleve, e cila vie si rrjedhojë e marrëveshjes paraprake me të cilën ishte ngritur shuma monetare për shpenzime të varrimit për sipas rregullave të fesë Islame.
“Nënshkruam aneks marrëveshje ndërmjet Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame, për mbulimin e shpenzimeve të arkivoleve, e cila vie si rrjedhojë e marrëveshjes paraprake me të cilën ishte ngritur shuma monetare për shpenzime të varrimit për sipas rregullave të fesë Islame.
Kërkesa për shpenzime të arkivoleve si shenjë nderimi për çlirimtarët e shtetit tonë, ka qenë një kërkesë e kahmotshme e OVL-UÇK në Han të Elezit, e cila tashmë është e realizuar dhe do të jetë obligim i Komunës për ta ekzekutuar si pagesë.
Falënderoj OVL-UÇK për angazhimin, Kuvendin Komunal për miratimin e kësaj kërkese dhe Bashkësinë Islame për bashkëpunimin.
Komuna do të vazhdojë të jetë pranë kategorive të dala nga lufta, me respekt e mirënjohje për kontributin e tyre.”, thuhet në njoftimin e kryetarit Ballazhi.