Ballkani dhe Trepça ’89 arkëtojnë nga tri pikë

05 mars 2021 | 14:55

Gjashtë gola janë shënuar në dy ndeshjet e para të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, kurse fitues kanë dalë Ballkani dhe Trepça ’89 në përballje me Drenicën, përkatësisht Besën e Pejës.

Ballkani e mposhti Drenicën (2-1) dhe në këtë mënyrë e vazhdon garën për titull të kampionit, kurse kuqezinjtë duhet të luftojnë shumë për mbijetesë. Në minutën e 40 Arbër Hoxha realizoi një gol të bukur dhe në fillim të pjesës së dytë Bajram Jashanica e shtoi epërsinë e vendasve në 2-0, kurse krejt çfarë arriti Drenica në këtë ndeshje ishte goli i shënuar nga Dardan Rogova në minutën e 86.

Pas kësaj ndeshje, Ballkani rikthehet përkohësisht në krye të Superligës me 48 pikë. Kuqezinjtë nga Skenderaj renditen në vendin e parafundit me 24 pikë. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të premten, Trepça ’89 e mposhti Besën (1-2). Robert Rrahmani shënoi golin e parë në pjesën e parë të ndeshjes, kurse Halili i Besës e barazoi rezultatin në 1-1.

Në minutën e 62-të, Muharrem Jashari e vulosi rezultatin final 1-2. Pas tri pikëve të reja, 89-shi zë vendin e pestë me 32 pikë, kurse Besa është e fundit dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të 5, 6 dhe 7 marsit, “Epopesë së…