Ballkani kërkon ndihmën e bizneseve

08 gusht 2018 | 13:44

Skuadra e Ballkanit që është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës, ka kërkuar publikisht përkrahje nga bizneset e qytetit të Suharekës.

Kjo skuadër ka synime të mëdha në elitën e futbollit të Kosovës, prandaj edhe ndihma financiare është e domosdoshme.

“Të nderuar afaristë biznesorë të komunës sonë, individë të vullnetit të mirë si dhe futbolldashës, siç jeni në dijeni FC Ballkani pas 8 vitesh është rikthyer në Superligën e Kosovës, pas disa sezoneve të rënda të klubit. Fillimisht dëshirojmë t’iu përshëndesim dhe t’iu falënderojmë që keni kontribuar me vite të tëra për FC Ballkanin. Me inkuadrimin në Superligë, klubi ynë nuk e ka qëllim vetëm pjesëmarrjen, por me investimet e fundit sidomos në infrastrukturë dhe afrimin e futbollistëve cilësorë brenda ekipit, ne kemi besim dhe synimi ynë është kreu i tabelës, garat Evropiane e pse jo edhe titulli, që klubi ynë me histori 71-vjeçare nuk e ka shijuar asnjëherë. Por, që të arrihet deri tek suksesi, FC Ballkani ka nevojë për ndihmë morale dhe financiare nga të gjithë ne së bashku. Ftojmë të gjithë afaristët e biznesit nga komuna jonë, që të na bashkëngjiten në projektin tonë për një qëllim të përbashkët, prezantimi sa më i mirë i FC Ballkanit në Superligë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 27 Prill 1963, Fidel Castro vizitoi Bashkimin Sovjetik Socialist…