Ballkani marshon sigurt drejt titullit

17 prill 2022 | 15:44

Ballkani ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Prishtinës, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e nisi furishëm ndeshjen duke e fituar një penallti, të cilin Ermal Krasniqi dështoi ta shënojë, pas një pritje fantastike të portierit të Prishtinës, Eglant Haxho.

Një mundësi të artë e kishte edhe Armend Thaçi dhe Gripshi të cilët goditën traversën.

Më në fund Ballkani kaloi në epërsi me Blendi Baftiun, i cili shënoi në minutën e 34-të, ndërsa katër minuta më vonë Ermal Krasniqi dyfishoi epërsinë e suharekasve.

Në pjesën e dytë, kishte raste nga të dy anët, por që në fund ndeshja përfundoi në të mirë të Ballkanit.

Ballkani pas fitores mbetet në pozitën e parë me 63 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Prishtina në vendin e pestë me 38 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka humbur një tjetër gjeneral në luftën kundër Ukrainës.…