Ballkani mposhti Drenicën

26 nëntor 2020 | 15:58

Liderja e Superligës në futboll, Ballkani ka shënuar fitoren e radhës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ndaj Drenicës (2-1).

Pas tre minutave lojë, Ermal Krasniqi e kaloi Ballkanin në epërsi, derisa për 0-2 u përkujdes Mirlind Daku, i cili realizoi  në minutën e 29-të. Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Azem Bejta shënoi golin e vetëm për skuadrën kuqezi.

Pas kësaj ndeshje, Ballkani është në vendin e parë me 32 pikë. Drenica mbetet në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në pozitën e pestë.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë futbollistë nuk do të mbajë të veshur fanellën me…