Ballkani ndahet baras me Zalgirisin

05 korrik 2022 | 22:05

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën ndërkombëtare.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti baras me Zalgirisin.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1. Të dy golat u shënuan në 45 minutat e parë.

Ballkani e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi pas 15 minutave lojë, kur Nazmi Gripshi shënoi një gol të bukur nga distanca.

Kampionët e Lituanisë barazuan rezultatin vetëm dhjetë minuta më vonë, me Oliver Buff që shënoi nga afërsia me kokë.

Në përgjithësi, skuadra nga Suhareka zhvilloi lojë më të mirë dhe regjistroi më shumë raste shënimi, por nuk ia doli të shënonte edhe golin e fitores.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në ngushëllime në nderim të Nënës së Heroit…