NËNA E TË RËNIT PËR LIRI ËSHTË NËNA E KOMBIT

05 korrik 2022 | 21:55

Ismet Sylejmani

Në ngushëllime në nderim të Nënës së Heroit të Kombit Aziz Kelmendi!

Të shkosh bashk me atdhetarin e patriotin e shquar, politikanin patriot e sypatrembur, Kryetarin e LPK-së të kohës së luftës heroike e titanike të UÇK-së, personalitetin e intelektualin erudit, të nderuarin, shokun e mikun e madh Bedri Islami, në ngushëllime në familjen e Heroit të Kombit Aziz Kelmendi me rastin e ndarjes nga jeta të Lokemadhes së Aziz Kelmendit Nënë Salëz, është padyshim ngjarje e madhe dhe memorja e kombit doemos se do ta mbajë në sirtaret e faqeve të ndritura e të lavdishme të historisë së popullit tonë!

Pas Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, të cilët u ndanë nga kjo jetë atëherë kur u vranë nga armiku, gjithnjë e më shumë po mbetemi edhe pa prindërit e Tyre dhe po na krijohet boshllëk i madh!

U nda nga kjo jetë edhe një Nënë e madhe, Nëna Salë e Heroit të Kombit Aziz Kelmendi!

Nëna Salë do të mbahet në mend përgjithmonë nga memorja e Kombit, sepse Ajo ia dha popullit e Atdheut, birin e madh e të lavdishëm luftës për liri e çlirim Aziz Kelmendin, i cili me aktin e Tij dhe me renien e Tij biblike, u bë lajmi që e tronditi tërë ushtrinë e ish-Jugosllavisë dhe ishte paralajmërim për Serbinë pushtuese, se djemt dhe burrat e Kosovës do të fillojnë të godasin me vrasje edhe në Serbi dhe kudo nëpër ish Jugosllavi, për ta mbrojtur Kosovën dhe për të mos e ndalur luftën për çlirim e pavarësi të Kosovës!

Në nderim të kësaj Nëne heroinë, bashk me Bedri Islamin drenicakun e Shkodrës, shokun më të mirë, më të afërt e më besnik të Heroit të Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovci dhe të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, shkuam në Prizeren në familjen Kelmendi për ngushëllime!

Aty silaz zakonit hasëm në mikëpritjen bujare të familjes Kelmendi, por edhe në mikëpritjen e jashtëzakonshme të atdhetarit e besnikut të çështjes kombëtare, ish-të burgosurit politik Riza Xhakli, shokut të ngushtë e bashkëshortit të motrës së Heroit të Kombit Aziz Kelmendi , i cili ishte në kazermen famkeqe të ushtrisë jugosllave në Paraqin, ateherë kur trimi i madh shqiptar Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë jugosllav dhe plagosi disa të tjerë!

Kolonës për ngushëllime të cilës i printe me madhështi i famshmi Bedri Islami, iu bashkangjitën edhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së e kryesuar nga Kryetari i saj Xhavit Jashari dhe Shoqata e Invalidëve të UÇK-së e kryesuar nga Kryetari i sajë Fadil Shurdhaj!
Të dy këta atdhetarë të mëdhenj e luftëtarë të UÇK-së, përpos ngushëllimeve që shprehën, nuk pranuan të mbanin fjalët e rastit siç ishtë zakoni në ngushëllime, por kërkuan që të vazhdontë e të mos e ndërpriste fjalen, dhe ligjërinte e të mos pushonts me fjalën e Tij bilbili i Shkodrës Bedri Islami!

Nënat e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit janë të pavdekshmë, sepse të pavdekshëm janë bijtë dhe biajt e Tyre që ia falën jetën e Tyre Atdheut dhe çështjes së Tij!

Prishtinë, 5 Korrik 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së…