Ballkani nuk lejon befasi, mposhti me përmbysje Lirinë

20 tetor 2023 | 14:56

Kampionia në fuqi e Superligës, Ballkani nuk ka lejuar befasi në ndeshjen që e zhvilloi sot ndaj Lirisë, pasi arriti fitore me përmbysje me rezultat bindës 4-1.

Pas pesëmbëdhjetë minutave lojë, Liria e befasoi skuadrës suharekase duke kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Zenunaj. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-1.

Pjesë e dytë ishte krejt ndryshe dhe Ballkani e dominoi plotësisht dhe arriti të shënoi plotë katër gola. Në minutën e 46-të, për rezultatin 1-1 u përkujdes Berisha, derisa Dellova (52’) e kaloi Ballkanin në epërsi. Kryezoi me pas realizoi dy gola për të vulosur rezultatin final 4-1.

Ballkani e ruan pozitën e parë me 23 pikë të grumbulluara, derisa Liria zë vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha është shtyrë…