Ballkani përballet sot me Trepçën ‘89

30 nëntor 2022 | 10:44

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e mbetur të javës së tretë ndaj Trepçës ’89. Kjo ndeshje nuk ishte zhvilluar për shkak se skuadra nga Suhareka ishte pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës.

Ndeshja në fjalë zhvillohet sot në orën 13:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe fillon në orën 13:00, raporton “Epoka e re”.

Trepça ’89 aktualisht është në pozitën e nëntë me 18 pikë, ndërsa Ballkani është në pozitën e dytë me 33 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Arabinë…