Ballkani trondit merkaton – ish-reprezentuesi i Kosovës vesh fanellën e suharekasve

01 shkurt 2026 | 18:07

Ballkani ka realizuar një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit, duke siguruar shërbimet e mesfushorit Toni Domgjoni.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Domgjoni tashmë ndodhet në Kosovë dhe i është bashkuar kampionëve në fuqi të vendit, duke kompletuar kështu një transferim me peshë për skuadrën nga Suhareka.

27-vjeçari ka regjistruar katër paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës, teksa ka arritur të shënojë edhe një gol, duke dëshmuar potencialin e tij në nivel ndërkombëtar.

Domgjoni karrierën e ka nisur te FC Zurich, për të vazhduar më pas aventurat në Holandë me Vitessen, në Slloveni te FC Koper, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e futbollit aziatik, ku ka luajtur për skuadrën Selangor në Malajzi.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në ditët në vijim, ndërsa ardhja e Domgjonit shihet si një përforcim i rëndësishëm në ambiciet e Ballkanit për titullin kampion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë praninë e tyre ushtarake…