Zyrtare: Ademola Lookman transferohet te Atletico Madrid

01 shkurt 2026 | 15:28

Atletico Madrid ka mbyllur me sukses transferimin e Ademola Lookman nga Atalanta. Sulmuesi nigerian do të bashkohet me klubin spanjoll për shumën totale prej 40 milionë eurosh.

Marrëveshja përfshin 35 milionë euro tarifë fikse dhe 5 milionë euro bonuse, ndërsa Atalanta ka pranuar kushtet pas vendimit të lojtarit për të zgjedhur Atleticon, duke refuzuar ofertën e Fenerbahçes në orët e fundit.

Lookman ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë me klubin madrilen. Atlético tashmë po planifikon udhëtimin dhe vizitat mjekësore për sulmuesin nigerian, përpara zyrtarizimit final të transferimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se publikimi i miliona…