Ballkani zhvillon stërvitje në Tiranë para duelit në Ligën e Konferencës

28 nëntor 2023 | 20:11

Skuadra e Ballkanit ka arritur në Tiranë dhe ka zhvilluar stërvitje para përballjes së të enjtes në Ligën e Konferencës. Kampioni i Kosovës do të përballet me Viktoria Plzenin në “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:45, pasi stadiumi në Prishtinë nuk plotësoi kushtet për lojë.

“Me këtë rast duam të falënderojmë klubin e futbollit Dimano City për mbështetjen që na kanë dhënë, ku edhe kemi zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin e tyre sportiv”, thuhet në njoftim.

“Ndeshja e pestë dhe më e rëndësishmja për ne deri tani në Grupin C të UECL-së, po afron, andaj ju ftojmë të gjithëve nga krejt trevat shqiptare, të bashkohemi në stadiumin ikonik “Air Albania” për një tjetër festë futbolli kombëtar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet…