Balotazhi i së dielës, angazhohen rreth 80 prokurorë

07 nëntor 2025 | 15:52

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që do të mbahen të dielën më 9 nëntor 2025, janë bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtjen e votës dhe ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit, rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin e Kosovës, me kujdestari të vazhdueshme deri në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, ka njoftuar prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni dhe një nga themeluesit e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje…