Balotazhi, Mbi 177 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani

09 nëntor 2025 | 14:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.

Në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 177,225.

Ky numër i votuesve paraqet 13.46 % të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani.

Nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

Të dhënat e KQZ-së mund t’i ndiqni në këtë link.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Videjë të Klinës, në Qendrën Rinore “Videjë”, me…