Balotelli: Italia i frikëson të gjithë

06 dhjetor 2023 | 16:36

Italia mësoi para pak ditësh kundërshtarët në “Euro 2024”. Goglat i rezervuan kundërshtarë mjaft të vështirë. Kombëtarja e drejtuar nga Spalleti do të përballet me Spanjën, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Ish-sulmuesi i njohur i “Axurrëve”, Mario Balotelli, ka dhënë mendimin e tij për shortin.

“Të gjithë atyre që mendojnë se Italia do të kthehet në shtëpi që në grup, i këshilloj të mos e shohin. Italia i frikëson gjithmonë të gjithë. Ma besoni që në Spanjë dhe në Kroaci nuk janë aspak të lumtur që do të përballen me ne. Megjithatë, është ende herët për t’u shqetësuar. Grupi është i një niveli të lartë, por mund t’ia dalim”, ka deklaruar Balotelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dalë të…