Balotelli, Mançinit: Në të ardhmen mund ta refuzoj Italinë

28 mars 2019 | 13:23

Mario Balotelli po luan dhe po shënon rregullisht që nga transferimi i tij te Olympique Marseille por, pavarësisht prej këtij fakti, Roberto Mançini, njeriu që i dha mundësinë e debutimit tek Interi që në moshën 17-vjeçare, nuk e grumbulloi për dy sfidat e para kualifikuese ndaj Finlandës dhe Lihtenshtejnit.

“Një ditë mund të keni nevojë për mua dhe unë do të jem gati, ashtu siç kam qenë edhe gjatë këtyre tre vjetëve të fundit, por më keni nënvlerësuar. Unë nuk jam një robot, një epidemi apo një budalla. Shpesh nuk përgjigjem për të evituar polemika dhe tensione të kota. Gjithçka e grumbulloj brenda meje, por një ditë mund të shpërthej edhe unë kundër të gjithëve”, ka thënë Balotelli.

“Ju lutem, më respektoni aq sa edhe unë e respektoj Italinë dhe më pas do të jemi të gjithë së bashku në të njëjtën linjë dhe jo kundër. Nuk pretendoj të më përkëdhelni, apo të më konsideroni një fenomen. Nëse më respektoni ju garantoj se do të merrni më të mirën nga unë. Nuk po bëj asgjë të keqe për të mos më respektuar. Ndaj dua të ndihem si gjithë të tjerët”, u shpreh Balotelli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas emërimit të tetë anëtarëve të rinj Komisioni Qendror i…