Balotelli për rikthimin në kombëtare: Do të kthehesha në këmbë nga Turqia

18 nëntor 2021 | 12:33

Mario Balotelli ëndërron të rikthehet në ekipin kombëtar të Italisë për ndeshjet e barazhit për Kupën e Botës në mars dhe e pranon se ka biseduar me trajnerin Roberto Mançini.

Sulmuesi i Adana Demirspor Balotelli ka thënë se do të kthehej në këmbë nga Turqia në Itali, nëse do t’i jepej mundësia për të luajtur për kombëtaren azure përsëri.

Italia dështoi ta siguroi automatikisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe tani do të luajë në barazh për një vend në Katar 2022. Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit thotë se ndihet shumë i gatshëm për të luajtur për Italinë përsëri.

“Ndihem mirë pas dy viteve e gjysmë. Ndihem gati për t’u rikthyer në ekipin kombëtar. Do të ishte ëndërr. Do të kthehesha nga Turqia në këmbë nëse do ta dija se do të ftohesha për ndeshjet e marsit”, ka thënë Balotelli për OCË Sport.

Balotelli iu bashkua klubit turk Adana Demirsport në verë dhe i ka shënuar pesë gola në 13 ndeshje për të deri tani në të gjitha garat. Sulmuesi 31-vjeçar nuk ka luajtur për Italinë që prej vitit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se diskutimi për…