Bamir Topi do t’i japë mbështetje Lulzim Bashës

09 shtator 2023 | 23:03

Ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi, është ndër ata demokratë, të cilët janë rreshtuar hapur në favor të kreut aktual të Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ku ka garantuar se do t’i japë këtij të fundit mbështetje të fortë publike.

Gjatë një interviste televizive, Topi përshkroi se Basha duhet të tregojë gjeste të forta politike dhe rrugës më tej, duhet parë nëse ai do të meritojë apo jo mbështetje.

“Unë jam mësuar të dëgjoj premtime politike. Do të jap suport të fortë publik dhe i sugjeroj Bashës të jetë i guximshëm, gjë që nuk e ka treguar. Të jetë aktiv, pasi është në krye të PD. Në kuptimin figurativ, nuk duhet të flejë asnjë minutë, në 24 orë. Duhet të fillojë një tur në të gjithë Shqipërinë”, mendon Topi.

Ai po ashtu dha edhe një koment lidhur me një mbledhje të përbashkët të organizuar nga deputetët e opozitës (duke lënë Bashën jashtë), ku theksoi se ajo i shërben vetëm Sali Berishës.

“Bardhi shiti alibinë e bashkimit. Për një person që është në politikë, a ka koherencë politike për deklaratat e tyre? Kjo është arsyeja pse ka instinkt dhe jo koshiencë. Ngrysesh ndryshe dhe gdhihesh ndryshe”, komentoi Topi, duke komenduar se bashkimi i Bardhit me Berishën, nuk sjell asgjë.

“Kjo është një lëvizje politike, ku jo domosdoshmërisht A+B sjell C. Kjo lëvizje i shërben vetëm Berishës. Sot është në pozicionin që merr dhe aleatin më të fortë të Bashës, duke e lënë atë në minorancë”, përmbylli ish-presidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi ka shënuar në minutat shtesë për të barazuar…