Banesa e Qëndron Kastratit iu dha familjes me gjendje të rëndë sociale

19 tetor 2018 | 10:34

Në listën e kategorive të dala nga lufta për të cilat Komuna e Prishtinës kishte ndarë banesë vite më parë, ishte edhe familja e dëshmorit të kombit, Isa Kastrati.

I biri i tij, kryetari i sotëm i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pasi që u zgjodh në post publik e liroi banesën me kërkesë që ajo t’i ndahet ndonjë familjeje tjetër qoftë nga kategoritë e dala nga lufta, qoftë nga rastet sociale.

Çelësat e asaj banese sot i ka Milazim Hasimi, i cili ishte i pari në listën e pritjes nga familjet me gjendje të rëndë sociale, për të siguruar strehim në një banesë të tillë.

“Duke falënderuar Kastratin për një veprim të tillë, urojmë që ky shembull të ndiqet edhe nga të tjerët, ashtu që banesat e tilla të jenë në dispozicion për familjet në nevojë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia turke, që po heton intensivisht zhdukjen e gazetarit saudit…