Banesën e njëjtë ua shiti dy personave, arrestohet gjilanasi

26 shkurt 2023 | 09:51

Një rast i mashtrimit ka ndodhur në Gjilan.

Policia njofton se një person ia ka shitur banesën e njëjtë, në periudha të ndryshme kohore, dy personave.

I dyshuari pas arrestimit, është intervistuar dhe e ka pranuar veprën.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“MASHTRIM- Rr. Idriz Seferi , Gjilan NN.2014 – N:N. Me  25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë,  në përudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi dhe me vendim të prokurorit i njëjti  është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë…