Banka Botërore miraton 610 milionë dollarë financim shtesë për Ukrainën

20 dhjetor 2022 | 21:37

Banka Botërore ka bërë të ditur se ka miratuar një paketë shtesë financimi prej 610 milionë dollarësh për të adresuar nevojat urgjente të ndihmës dhe rimëkëmbjes në Ukrainë ndërsa lufta e Rusisë vazhdon.

Paketa përfshin një hua shtesë prej 500 milionë dollarësh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim të Bankës Botërore, e cila mbështetet nga një garanci nga Britania, shkruan Reuters.

Po ashtu në këtë pako është përfshirë edhe një projekt të ri për të rivendosur dhe përmirësuar aksesin në kujdesin shëndetësor dhe adresimin e nevojave të lidhura me luftën për shërbimet shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia mund…