Banka Botërore ndan 1 miliard dollarë për Ukrainën

11 janar 2024 | 16:55

Banka Botërore ka ndarë rreth 1 miliard dollarë për rindërtimin e sektorit privat të Ukrainës, duke e zhvendosur fokusin e saj më të gjerë të investimeve drejt kapitalit.

Makhtar Diop, drejtor menaxhues i degës së investimeve private të bankës, i njohur si International Finance Corp (IFC), i ka thënë “Reuters” se rreth 620 milionë dollarë e fondeve të mobilizuara për Ukrainën janë nga bilanci i vetë krahut të investimeve dhe 360 milionë dollarë të tjera erdhën prej financimeve të jashtme.

Ky do të jetë një lajm i mirëpritur në Kiev,  pas disa shenjave të lodhjes së donatorëve midis disa aleatëve kryesorë perëndimorë në muajt e fundit drejt fondeve të rindërtimit dhe paketave të tjera të ndihmës, raporton “Skynews”.

“Duhet të jemi të përgatitur… në një mënyrë ose në një tjetër, do të ketë një pas”, ka thënë Diop, duke shtuar se plane specifike po diskutoheshin, por nuk arriti të ofrojë detaje të mëtejshme.

Edhe Bashkimi Evropian pritet ta ndihmojë me 50 miliardë euro shtetin ukrainas në luftën kundër Rusisë.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit amerikan që të miratojë një buxhet prej 60 miliardë dollarëve për shtetin ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut kërkon nisjen e bisedimeve për anëtarësim evropian…