Banka e Shqipërisë paralajmëron rritjen e rasteve të kredive me probleme

13 nëntor 2022 | 14:55

Parashikimi se inflacioni do të na shoqërojë deri në 2024, për Bankën e Shqipërisë përkthehet në shqetësim për rritje të kredive me probleme. Si pasojë e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtim të kushteve të jetesës, aftësia paguese e huamarrjes mund të ndikoj në shtimin e kredive të këqija. Gjithashtu shqetësim i Bankës së Shqipërisë është se situata do të mund të sjellë pasiguri edhe në investim të biznesit.

Zgjatja në kohë e inflacionit të paktën edhe për dy vitet e ardhshme do të sjellin të tjera sfida për ekonominë dhe hallkat e saj. Në raportin e Stabiliteti Financiar të Bankës së Shqipërisë, në 6 muajt e parë të vitit shqetësim serioz mbetet ndikimi i normës së lartë të inflacionit si pasojë e krizës së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Banka e Shqipërisë ka thënë se bankat e nivelit të dytë do të kenë gjasa të kenë ulje të fitimit e deri diku rrezikojnë edhe humbje financiare. Por përpos tyre, ajo i bën apel që të mbajnë në monitorim kreditë pasi mund të ketë vështirësi nga subjektet gjatë kësaj periudhë për shlyerjen e tyre.

Banka e Shqipërisë këshillon bankat e nivelit të dytë e më gjerë që për t’u paraprirë këto rreziqe, duhet të ruajnë kontakte sa më të afërta me huamarrësit për zbutjen e problematikës, si dhe për të parandaluar kreditë që rrezikojnë të jenë me probleme.

Më herët, Banka e Shqipërisë parashikoi se inflacioni do të ishte i pranishëm deri në muajt e fundit të vitit aktual dhe se piku do të arrihej deri në nivelin e 7 për qind, por si pasojë e çmimeve dhe kushteve ekonomike, inflacioni në muajin tetor ka arritur 8.3 për qind.

Për një afat kohor të afërt, parashikimet mbeten pesimiste për ulje të inflacionit, ndërsa banka qendrore raportoi se mund të arrihet objektivi në 2024. Shqetësim si pasojë e kësaj situate për Bankën e Shqipërisë mbeten shtimi i kredive me probleme.

Aftësia paguese e huamarrjes mund të ngadalësohet si pasojë e rritjes se kostove të jetesës. Gjithashtu problem mbetet dhe pasiguria e investimit të bizneseve dhe sidomos marrjes së huave për investim. Banka e Shqipërisë parashikoi që biznesi mund të ketë pasiguri për të investuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, e…