Banorët e Vushtrrisë evakuohen për shkak të vërshimeve

12 janar 2021 | 13:36

Banorët e një pjese të Komunës së Vushtrrisë janë evakuuar, pasi lumi Silnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Ai ka thënë se gjendja është e rënduar dhe se në evakuimin e banorëve ka ndihmuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Shkolla fillore ‘Naim Frashëri’ në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit:

Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica!
Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani.
Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.
Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.
Zoti na ndihmoftë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë me dije se…