Banorët vrasin elefantin duke i dhënë ananasin me kapsollë brenda

05 qershor 2020 | 11:08

Një elefant shtatzënë ka ngordhur pasi besohet se banorët i dhanë për të ngrënë një ananas me një kapsollë fishekzjarrësh të fshehur brenda, i cili i shpërtheu në gojë.

Rasti shokues në Indi ka shkaktuar një hetim kriminal për mizori ndaj kafshëve, njoftonin zyrtarët pyjorë që kishin dëshmuar vdekjen makabre të kafshës pas shpërthimit të kapsollës në gojë.

Incidenti ndodhi në provincën e Palakkad në jug të Indisë, ku fermerët vendës shpeshherë përdorin fruta me fishekzjarrë për t’i vrarë elefantët që dëmtojnë të mbjellat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shkuarit në restorant duket shumë më ndryshe, tanimë me…