
Barça ‘blindon’ katër futbollistë
21 tetor 2020
| 14:14
Barcelona është përqendruar në rinovimet e kontratave të futbollistëve që konsiderohen të rëndësishëm për të ardhmen. Në këtë mënyrë klubi ka vazhduar bashkëpunimin me katër futbollistë. Mbrojtësi Gerard Pique do të jetë pjesë e katalanëve edhe për katër sezonet e ardhshme.
Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen ka vendosur të qëndrojë në ‘Camp Nou” të paktën deri në verën e 2025-ës.
Firmën mbi kontratë e ka vënë edhe holandezi Frenkie de Jong, i cili iu bashkua katalanëve vetëm verën e kaluar, por tani ka firmosur një zgjatje të bashkëpunimit deri në verën e 2026-ës. I fundit në radhën e atyre që kanë hedhur firmën mbi kontratë, ka qenë mbrojtësi francez Lenglet, i cili do të jetë i lidhur me Barcelonën deri në verën e 2026-ës.