Të shtunën dhe të hënën testohen hendbollistët U18

19 qershor 2025 | 16:19

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon përkushtimin për ngritjen e nivelit të ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja.

Në fundjavë pos hendbollisteve të reja do të testohen edhe hendbollistët e rinjë.

Bëhet fjalë për lojtarët kandidatë për vend në Kombëtaren U18, përkatësisht hendbollistët e lindur në vitet 2008 e 2009.

Testimet kryhen nën mbikëqyrjen e selektorit të Kosovës, Bujar Qerimi. Testimi i lojtarëve të klubeve nga rrafshi i Kosovës bëhet të shtunën nga ora 10:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ndërkohë të hënën nga ora 10:00 në palestrën në Deçan testohen lojtarët e klubeve nga rrafshi i Dukagjinit.

Testimet janë të hapura për të gjithë lojtarët që vlerësojnë se mund të kontribuojnë për ekipin kombëtar, duke përfshirë ata që janë pjesë e klubeve dhe shkollave të hendbollit jashtë vendit tonë.

Hendbollistët që janë pjesë e Kombëtares U19 nuk kanë nevojë të paraqiten në testime.

Të përzgjedhurit nga testimi do të jenë në grup të veçantë në NLB Kampin Veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Lista e lojtarëve:

Rrafshi i Kosovës (Ferizaj, 21.06.2025)
Emri dhe Mbiemri Klubi
Leon Hoti KH Kastrioti
Ali Bajqinovci KH Prishtina
Erdrin Bajrami KH Prishtina
Butrint Miftari KH Trepça
Urim Salihu KH Trepça
Atik Zoni KH Vushtrria
Tarik Saraqi KH Vushtrria
Meris Zabeli KH Vushtrria
Erdi Syla KH Vushtrria
Amar Balinca KH Vushtrria
Valdrin Rashica KH Vushtrria
Enes Hasani KH Drenica
Labinot Mehmeti KH Drenica
Artur Ibrahimi KH Drita
Diar Havolli KH Llapi
Amar Sejdiu KH Llapi
Albi Ramadani KH Llapi
Xhevahir Rama KH Llapi
Loart Pollomi KH Llapi
Elvidon Murtezi KH Llapi
Arden Ajeti KH Llapi

 

Rrafshi i Dukagjinit (Deçan, 23.06.2025)
Emri dhe Mbiemri Klubi
Ajan Muqolli KH Besa Famgas
Arbios Kryeziu KH Besa Famgas
Bled Gjuka KH Besa Famgas
Lorent Povataj KH Deçani
Endrim Lika KH Deçani
Bleart Idrizaj KH Deçani
Bleart Cacaj KH Deçani
Leart Sumaj KH Deçani
Glerti Çekaj KH Deçani
Diar Zekaj KH Deçani
Adis Vula KH Vëllaznimi
Orges Mavraj KH Istogu
Florent Mavraj KH Istogu
Kamer Sejdijaj KH Istogu
Shaban Kajtazaj KH Istogu
Flondrit Mavraj KH Istogu
Elmir Danuza KH Rahoveci
Erdi Vuqitërna KH Rahoveci
Inri Cula KH Rahoveci
Krenar Kafexhiu KH Rahoveci
Elif Hajrullaga KH Rahoveci

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më…