Barça e City në garë për Kimmichin

26 prill 2024 | 10:43

Barcelona pasi e bindi trajnerin Xavi Hernandez për të vazhduar bashkëpunimin ka filluar të mendojë edhe për transferime.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes spanjolle, “El Nacional”, “Blaugranat” janë të gatshëm të depozitojnë deri në 60 milionë euro në arkat e Bayern Munchen, për të siguruar kartonin e “shkatërruesit” të mesfushës, Joshua Kimmich, i cili prej kohësh nuk po kalon momentet e tij më të mirë, me “gjigantët” e Bundesligas.

Megjithatë, “Katalanasit” nuk janë të vetmit që kërkojnë shërbimet e tij, me teknikun, Pep Guardiola, që kërkon ta bëjë liderin gjerman pjesë të “Qytetarëve”, të Manchester City dhe janë të gatshëm të derdhin gjithashtu shumën e kërkuar nga “Bavarezët”, për të transferuar në “Etihad”, protagonistin e dy golave dhe 9 asisitimeve, të regjistruara këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me derivatet tona përveç që i rritet kerrit përformanca, i…