Barça e dëshiron mbrojtësin shqiptar

15 nëntor 2020 | 14:29

Te Barcelona kanë filluar të mendojnë që tani për përforcimet që do të bëjnë në afatin kalimtar të janarit. Një nga repartet ku katalanasit duan të përforcohen është mbrojtja, ku në janar pritet largimi i Samuel Umtiti dhe trajneri Roland Koeman dëshiron një tjetër lojtar në vendin e tij.

Për shkak të situatës së krijuar në klub, ku në fund të janarit janë zgjedhjet presidenciale, klubi është i detyruar të bëjë përforcime me kosto të ulët.

Për këtë arsye, sipas “Diario Sports” do tentohet afrimi i një mbrojtësi që nuk kushton shumë dhe një nga lojtarët e pikëtuar është futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi. Mbrojtësi nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te “Topçinjtë” dhe në janar mund të shikojmë në radhët e Barcelonës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa pranuar ende zyrtarisht humbjen e zgjedhjeve ndaj Joe Biden,…