Barça i ofron kontratë të përjetshme Messit 

08 shtator 2019 | 17:52

Kampionia e La Ligas, Barcelona, është në bisedime të vazhdueshme me Leo Messin dhe agjentin e tij, për rinovimin e kontratës.

Barça po tenton ta bindë Leon ta nënshkruajë një kontratë të përjetshme me klubin, raporton ‘Mundo Deportivo’.

Presidenti i skuadrës katalane, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar gjatë kësaj jave se 32-vjeçari mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit për shkak të klauzolës në kontratë. Megjithatë, Barcelona duket e vendosur që ta mbajë lojtarin edhe më gjatë se viti 2021, kur kontrata e tij skadon. Synimi është kontrata pa afat.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se agroindustria e…