Barça interesohet për yllin e Cityt

21 prill 2022 | 12:30

Një tjetër emër kandidat për sulmin e Barcelonës po qarkullon këto ditë në mediet spanjolle.

Sipas së përditshmes “Marca”, katalanasit janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Braziliani 25-vjeçar nuk luan rregullisht te “Qytetarët” dhe po mendon një transferim diku tjetër. Për më shumë akoma nëse Erling Haaland do t’i bashkohet Cityt, siç pretendojnë mediet në Angli. Vlera e sulmuesit llogaritet në afro 30 milionë euro.

Duke qëndruar te merkatoja e Barçës dhe lidhjet e saj me Premier Ligën, mediet në Angli kanë bërë me dije se Aston Vila ka kërkuar një ulje çmimi për të firmosur me Coutinho.

Barcelona e vlerëson me 40 milionë euro brazilianin, por klubi nga Birmingemi shpreson në një shifër më të ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin…